Rekord rastesh në Kroaci, për 24 orë konfirmohen 208 të infektuar - Bota Sot
Rekord rastesh në Kroaci, për 24 orë konfirmohen 208 të infektuar

Evropë

Rekord rastesh në Kroaci, për 24 orë konfirmohen 208 të infektuar

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë, Kroacia ka regjistruar numrin më të madh të të prekurve me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 208 raste të reja.

Në tre ditët e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve që janë pozitivë me koronavirus.

Më 12 gusht pati 130 të infektuar, ndërsa ditën e djeshme u regjistruan 180 raste. Para kësaj, numri i të infektuarve ishte dukshëm më i ulët.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kroaci është 6,258, ku 163 njerëz kanë ndërruar jetë. Shumica e infektuar janë në Zagreb dhe Dalmaci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat