Ministri i këtij shteti merr vendimin për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës

Evropë

Ministri i këtij shteti merr vendimin për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Vijon të mbetet shqetësuese situata në Spanjë për shkak të koronavirusit dhe rritjeve të rasteve të infektuar me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë në Spanjë Salvador Illa, ka bërë me dije se për të ndaluar përhapjen e koronavirusit janë marra masa që të mbyllen bare, klubet e natës si edhe nuk do të lejohet pirja e duhanit në rrugë në rast se nuk respektohet distanca prej 2 m.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.935 raste në 24 orë.

Kujtojmë që deri më tani në Spanjë 28,605 persona kanë humbur jrtën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar 355,856.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat