Konflikti detar, Erdogan paralajmëron Greqinë dhe flet për rrezikun e një lufte

Evropë

Konflikti detar, Erdogan paralajmëron Greqinë dhe flet për rrezikun e një lufte

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:14
Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan tha ditën e martë se çdo sulm që mund ti bëhej anijeve turke të cilat eksplorojnë për naftë dhe gaz në ujerat Mesdhetare do të paguajnë një çmim të lartë, duke theksuar sakaq se Turqia ka vepruar edhe herë të tjera pas paralajmërimeve.

Tensionet në Mesdheun Lindor janë rritur ndjeshëm këtë javë pasi Turqia dërgoi në rajon një mjet lundrues së bashku me anije luftarake, lëvizje kjo e quajtur shkelje nga Greqia.

Si kundërpërgjigje e kësaj deklarate, Franca ka hyrë në diskutim në krah të Greqisë duke rritur fuqinë ushtarake në rajon.

Presidenti Erdogan ka folur ditën e martë me Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, duke kërkuar angazhim mbrojtës ndaj Turqisë.

Dy shtetet, Greqia dhe Turqia janë shprehur këtë javë se duan ti japin zgjidhje konfliktit mbi pretendimet detare, por janë betuar se do të mbrojnë interesat e tyre duke fajësuar palën tjetër për këtë qëndrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat