Tragjike/ Ndërron jetë 7-vjeçari, u qëllua në kokë nga arma e gjyshit…

Evropë

Tragjike/ Ndërron jetë 7-vjeçari, u qëllua në kokë nga arma e gjyshit…

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeqyteti italian është tronditur këtë të premte nga një ngjarje tejet e rëndë.

Një fëmijë i moshës shtatë vjeç, ka pësuar vdekjen si pasojë e një plumbi të marrë në rrugë aksidentale nga arma e gjyshit. Plumbi e kishte prekur vogëlushin në zonën e trurit dhe kësisoj operacioni ishte mjaft delikat dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte.

Sipas raportimit të policisë, vogëlushi së bashku me babanë kishin shkuar për të takuar gjyshin, i cili banonte në një apartament në Sillaro. Më tej thuhet se gjyshi 76-vjeçar, pasi është takuar me djalin dhe nipin ka nisur të pastrojë një pistoletë me një kalibër 9, kur papritur arma është shkrepur dhe plumbi ka prekur djalin në kokë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat