Pesë të vdekur dhe 236 raste të reja me Coronavirus në Serbi

Evropë

Pesë të vdekur dhe 236 raste të reja me Coronavirus në Serbi

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:32
Serbi

Shtabi mjekësor për luftimin e pandemisë globale në Serbi ka publikuar të dhënat e fundit.

Në 24 orët e fundit, 238 raste të reja të infeksionit të coronavirusit janë regjistruar në Serbi, raporton b92.

Gjithashtu është bërë e ditur se pesë persona kanë vdekur në spitalet e ndryshme të shtetit serb.

Theksojmë se nga raportimi i fundit tashmë numri i të testuarve është rritur edhe për 8.529 njerëz.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ishin konfirmuar 235 raste dhe katër pacientë kishin ndërruar jetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat