Irlandë, shefi i turizmit jep dorëheqjen pas pushimeve në Itali

Evropë

Irlandë, shefi i turizmit jep dorëheqjen pas pushimeve në Itali

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 22:14
Michael Cawley

Shefi i Agjencisë irlandeze të Zhvillimit të Turizmit, Michael Cawley dha sot dorëheqjen pasi kaloi pushimet në Itali, pavarësisht thirrjes së qeverisë për t’u dhënë përparësi pushimeve kombëtare, me qëllim mbështetjen e një sektori të goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.

Ai ka thënë se dorëheqjen po e jep në mënyrë që veprimet e tij të mos bëhen objekt i “devijimit”.

“Jam e zhgënjyer nga zgjedhja e Cawley për të shkuar me pushime në Itali”, tha ministrja irlandeze e Turizmit, Catherine Martin, raporton ATSh.

“Ai e pranon që solidariteti me industrinë e turizmit është jashtëzakonisht i rëndësishëm tani për tani dhe unë e pranova dorëheqjen e tij këtë pasdite, sepse besoj se pozicioni i tij është i padenjë”, shtoi ajo në një deklaratë. .

Për shkak të rënies së numrit të turistëve të huaj nga pandemia e COVID-19, qeveria i ka inkurajuar irlandezët të qëndrojnë në vend për pushimet e tyre verore, në mënyrë që të mbështesin sektorin e turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat