Radhë të gjata në aeroportet gjermane, turistët që kthehen nga Spanja testohen për Covid-19

Evropë

Radhë të gjata në aeroportet gjermane, turistët që kthehen nga Spanja testohen për Covid-19

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 22:54
Ilustrim

Në aeroportet gjermane janë krijuar radhë të gjata të turistëve që kthehen nga Spanja pasi qeveria vendosi testimin e të gjithë atyre që kthehen në vend. Disa turistë u detyruan të ndërpresin pushimet për shkak të karantinës së detyruar dyjavore të shpallur nga qeveria gjermane.

Radhë të gjata janë krijuar në aeroportet gjermane të shtunën për shkak të kthimit nga Spanja që mijëra turistëve dhe pas vendimit të autoriteteve për të testuar të gjithë ata që kthehen.

Gjermania vendosi testin e detyrueshëm për të gjithë turistët që kthehen nga vende me rrezikshmëri të lartë në mënyrë që të ndalojë përhapjen e infeksionit, ndërkohë që sezoni turistik arrin pikun.

Thuajse mbarë Spanja, përfshirë edhe ishulli turistik i Mallorca, u shpall nga Gjermania të premten rajon me rrezik të lartë për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me korionavirus.

Marc Semmelmann, i cili sapo u kthye nga Ibiza, thotë se masat e autoriteteve për të testuar të gjithë të kthyerit janë të kuptueshme.

“E mirëkuptoj vendimin, jo vetëm për ne, por edhe për familjet tona. Mendoj se është një vendim i drejtë,” tha Semmelmann.

Caktimi i rajoneve me rrezikshmëri të lartë zakonisht pasohet nga paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ndaj turistëve për të mos udhëtuar në këto vende në të kundërt do të ndeshen me karantinë të detyruar dyjavore.

Qeveria gjermane ka përcaktuar disa vende të Bashkimit Europian si vende që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkak të numrit të lartë të infektimeve dhe rritjes së normës në mbi 50 raste për 100 mijë banorë gjashtë shtatë ditëve të fundit.

Infektimet në Spanjë janë shtuar ditët e fundit, pasi vendi ndaloi karantinën e ashpër. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë gjermane i nxiti shumë turistë t’i ndërpresin pushimet për të shmangur karantinën. Një vendim i tillë zemëroi Madridin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat