Gjermania shënon vetëm një viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Evropë

Gjermania shënon vetëm një viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka regjistruar 561 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 224 mijë e 14.

Në të dhënat e Institutit për sëmundje infektive “Robert Koch”, është njoftuar se ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 9 mijë e 232, raporton Reuters.

Rusia ndërkohë ka regjistruar 4 mijë e 892 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale e të prekurve ka shkuar në 927 mijë e 745. Po ashtu sipas autoriteteve ruse kanë vdekur 55 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të viktimave në 15 mijë e 740.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat