Italia hap shkollat më 14 shtator, 11 milionë maska falas në ditë për çdo fëmijë

Evropë

Italia hap shkollat më 14 shtator, 11 milionë maska falas në ditë për çdo fëmijë

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 10:44
Ilustrim

Maska sanitare të detyrueshme nga 6 vjeç e sipër për të gjithë nxënësit e shkollave italiane të të gjitha niveleve e në çdo ambient do të jetë rregulli bazë në ciklin shkollor 2020-2021 për t’u mbrojtur nga infektimi e përhapja e pandemisë Covid 19.

Nxënësit do të mund të heqin maskat vetëm kur të ngrihen në mësim, pra të merren në pyetje nga mësuesit,, gjatë orarit të ngrënies në mensën e shkollës dhe gjatë zhvillimit të orës së fiskulturës.

Është parashikuar të shpërndahen 11 milionë maska një përdorimëshe në ditë për çdo nxënës e student e të konsiderueshëm “një armë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga virusi”.

Ministria italiane e Arsimit ka hartuar një protokoll masash rigoroze dokumenti final i të cilit do të jetë operativ më 31 gusht nën konsultimin e Komitetit Tekniko shkencor i ngritur pranë qeverisë Conte.

Shkolla do të nisë më 14 shtator 2020 e për të gjitha shkollat më datë 8 shtator e deri në fund të muajit tetor do të nis shpërndarja e bankave një vendesh e me rrota, të cilat do të mundësojnë distancimin 1 metër nga një nxënës në tjetrin.

Gjithashtu do të shpërndahen 130 mijë litra dizinfektues e higjenizues çdo javë i cili do të jetë i pranishëm në çdo ambient shkollorë.

“Hapja e shkollave është një prioritet absolut i vendit”, nënvizon në një notë të posaçme Komitetit Tekniko-Shkencor pranë qeverisë.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e të Shëndetit, me Komisarin e Jashtëzakonshëm për përballimin e kësaj emergjence sanitare, po punohet në garantimin e nevojshëm fizik personal mes nxënësve, përcjell Ora News.

Në ato struktura shkollore ku mungon hapësira e nevojshme për distancimin fizik të paktën 1 metër nga një nxënës në tjetrin është parashikuar furnizimi me struktura lëvizëse provizore në ambiente të hapura.

Në rast se një nxënës rezulton i infektuar nga virusi të gjithë shokët e klasës do të jenë të detyrueshëm të kryejnë karantinimim 14 ditor nën mbikëqyrjen shëndetësore e të vazhdojnë leksionet mësimore online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat