Turistët britanikë po ikin me shpejtësi nga Kroacia

Evropë

Turistët britanikë po ikin me shpejtësi nga Kroacia

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 14:43
Turistët britanikë

Turistë të shumtë britanikë janë parë sot teksa largohen nga bregdeti kroat, vetëm një ditë pasi Qeveria britanike vendosi të fusë Kroacinë në listën e kuqe të rrezikshmërisë për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19.

Britanikët që ndodhen në Kroaci kanë afat të kthehen deri të shtunën pa pasoja, më pas secili duhet të vetizolohet për 14 ditë.

Sot në Kroaci është raportuar numër rekord i të infektuarve, 265, derisa ka vdekur një pacientë si pasojë e COVID-19.

Në total, në Kroaci janë shënuar 7.594 raste dhe 169 të vdekur nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi Vili Berosh, ka thënë se kjo është pasojë e hapjes për turistët e huaj, shkruan index.hr të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat