Polonia regjistron rritje rekorde të infeksioneve me COVID-19 brenda 24 orëve

Evropë

Polonia regjistron rritje rekorde të infeksioneve me COVID-19 brenda 24 orëve

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:56
Ilustrim

Polonia ka shënuar 903 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, dhe 13 raste të vdekjeve, kjo shifër është më e larta atje që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të infektuarve me COVID-19 është 60,281 ndërsa ai i vdekjeve është 1,938.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë në Poloni, kjo rritje e rasteve të reja të regjistruara pozitive vjen pasi qytetarët atje janë duke organizuar tubime të mëdha familjare si dasmat dhe po ashtu në këtë kohë shumë të tjerë po kthehen nga edhe nga pushimet verore, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat