Kryeministri grek jep lajmin e madh për vaksinën kundër Koronavirusit

Evropë

Kryeministri grek jep lajmin e madh për vaksinën kundër Koronavirusit

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 16:45
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar ditën e sotme se sapo të sigurohet vaksina për Covid-19 ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët grekë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ai tha se ende nuk dihet kur do të jetë gati, duke shpresuar që të bëhet sa më shpejt.

“Dua të jem absolutisht i qartë, vaksina do të jetë në dispozicion falas për të gjithë qytetarët grekë. Ne ende nuk e dimë nëse do të jetë një apo nëse do të ketë më shumë. Ne nuk e dimë kur do ta kemi në dispozicionin tonë.

Shpresojmë se do të vijë më shpejt. Por sapo të kemi vaksinën në dispozicion, ajo do të jetë falas, për të gjithë qytetarët grekë “, tha Kyriakos Mitsotakis.

Lidhur me çështjen e hapjen së shkollave Mitsotakis deklaroi se të gjithë vendet janë duke i rihapur ato, ndërsa theksoi se një nga masat e padiskutuara që do të vihet në zbatim është pikërisht mbajtja e maskës.

Mitsotakis tha se shteti do të ofrojë falas edhe maskat për të gjithë studentët dhe mësuesit me nisjen e shkollave.

“Qeveria greke do të marrë përsipër të sigurojë maska ​​falas për të gjithë fëmijët dhe të gjithë mësuesit”, u shpreh ai.

Kujtojmë se më herët edhe Maqedonia pranoi se vaksina do jetë falas për qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat