Turqi, rezervat e gazit/ Ekspertët të rezervuar për zbulimin

Evropë

Turqi, rezervat e gazit/ Ekspertët të rezervuar për zbulimin

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan foli në mënyrë euforike për zbulimin e rezervave të gazit në Detin e Zi, të cilat i cilësoi si më të mëdhatë në historinë e Turqisë.

Sipas tij bëhet fjalë për të paktën 320 miliardë metër kub, të gjetura nga anija kërkimore “Fatih”. Tani duhet të planifikohet kërkimi i plotë dhe nxjerrja e gazit, sipas Erdogan.

Qëllimi do të jetë që Turqia, e cila ka nevojë urgjente për burime natyrore, të furnizohet me këtë gaz në vitin 2023. Erdogan bëri po ashtu të ditur, se do të vazhdojë kërkimet e kontestuara për gaz në pjesën lindore të Mesdheut. Për këtë aktualisht ai ndodhet në konflikt me Greqinë, Qipron e BE-në. Ne nuk do të pushojmë, deri sa Turqia të kthehet në një eksportues neto të gazit, tha ai. Por për specialistët, këto rezerva gazi kanë më shumë pikëpyetje. Eksperti turk për energjinë, Necdet Pamir tha se është shumë herët të japësh të dhëna për madhësinë e rezervave të zbuluara.

“Për këtë nevojiten disa muaj punë”, thotë ai i cituar nga DW. Edhe Dr. Simon Schulte, drejtues i Tregjeve të Gazit në Institutin për Ekonominë Energjitike të Universitet të Kölnit shprehet i kujdesshëm. Me zbulimet e reja, Turqia mund të mbulojë një pjesë të nevojave të saj për gaz. « Por në krye qëndron pyetja, sa kushton gjetja dhe nxjerrja e gazit? Një zhvillim i tillë në Mesdhe nuk është i lehtë “, sipas që Schulte kujton një zbulim të madh në Rumani në vitin 2012, në afërsi të vendit ku është gjetur tani gaz, procesi I nxjerrjes së të cilit as sot nuk është zhvilluar sa duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat