“Çmendet” moti në Itali. Stuhi, shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje

Evropë

“Çmendet” moti në Itali. Stuhi, shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 08:24
Pamje nga video

Dita e djeshme ka sjellë një mot të keq në vendin fqinj, Itali.

Mediat vendase raportojnë se ka mjaftuar 15 minuta stuhi që rrugët në Bolzano të mbushen ujë, dhe të jenë të pakalueshme për këmbësorët.

Vështirësi kanë hasur edhe automjetet, ku shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar.

Ndërkohë, bimësia dhe të mbjellat në zonat përreth janë thuajse të shkatërruara.

Siç shihet edhe në video, trotuarët janë mbushur me ciopa akulli nga reshjet e shumta, ku nuk ka munguar edhe breshëri.

Temperaturat janë ulur gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat