​Austria dëbon një diplomat rus pas përfshirjes në një çështje spiunazhi

Evropë

​Austria dëbon një diplomat rus pas përfshirjes në një çështje spiunazhi

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 14:56
​Austria dëbon një diplomat rus pas përfshirjes në një çështje spiunazhi

Austria konfirmoi sot dëbimin e një diplomati rus, pas informacioneve të publikuara në shtypin austriak, që përmend përfshirjen e këtij të fundit në një çështje të spiunazhit industrial.

“Ne mund të konfirmojmë se një diplomat rus po dëbohet”, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë austriake të Punëve të Jashtme.

“Sjellja e tij është në shkelje me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Ne nuk do të bëjmë komente mbi detaje të tjera”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat