Në mes të tensioneve, Greqia dhe Turqia njoftojnë stërvitje detare në Kretë

Evropë

Në mes të tensioneve, Greqia dhe Turqia njoftojnë stërvitje detare në Kretë

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Turqia dhe Greqia kanë njoftuar se do të kryejnë stërvitje detare rivale në ishullin grek të Kretës të martën në mes të tensionit në rritje për pretendimet për gaz dhe naftë në Mesdheun Lindor.

Turqia dërgoi një paralajmërim zyrtar për anijet e tjera për të shmangur zonën. Në këtë zonë Turqia ka një anije kërkimore të shoqëruar nga anijet luftarake që hulumtojnë për kërkimet e naftës dhe gazit.

Nga ana tjetër, Greqia njoftoi stërvitjen e saj pasi Turqia tha se do të zgjasë misionionin nga një anije kërkimore sizmike.

Gjermania do të dërgojë të martën ministrin e saj të Jashtëm Heiko Maas në Athinë dhe Ankara, në përpjekje për të ulur tensionin.

Maas do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis përpara bisedimeve në Ankara me homologun e tij turk.

Turqia dhe Greqia, të dyja anëtarët e Nato janë në prag të zbulimit të depozitave të naftës dhe gazit nga Kreta dhe Qipro në ujërat e diskutueshme.

Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po zhvillon kërkimet anija, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve të detit midis vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian deri më tani kanë mbështetur Greqinë për mosmarrëveshjen.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë janë përkeqësuar disa herë në dekadat e kaluara për shkak të një mosmarrëveshje të ashpër mbi ishujt në Egje. Në tre raste tensionet janë përshkallëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat