BE-ja, gati për blerjen e 160 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga Moderna

Evropë

BE-ja, gati për blerjen e 160 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga Moderna

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Komisioni Europian ka përfunduar bisedimet për të siguruar vaksinën antiCOVID-19 nga kompania amerikane “Moderna”, mes kompanive që kanë tashmë një medikament në fazën e përparuar të testimit. 

Bisedimet parashikojnë arritjen e një marrëveshjeje që i mundëson Komisionit Europian blerjen e 80 milionë dozave të vaksinës në emër të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian, me mundësinë e dyfishimit pasi vaksina të rezultojë efikase kundër COVID-19.

Moderna është kompania e pestë me të cilën Komisioni ka përfunduar bisedimet, pas Sanofi-GSK më 31 korrik, Johnson & Johnson më 13 gusht dhe CureVac më 18 gusht.

Bisedimet me AstraZeneca tashmë kanë çuar në nënshkrimin më 14 gusht të një marrëveshjeje për blerje paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat