Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për situatën me pandeminë COVID-19

Evropë

Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për situatën me pandeminë COVID-19

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 10:32
Ushtria spanjolle

Spanja do ta kërkojë ndihmën e ushtrisë për të identifikuar personat të cilët përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se 2 mijë ushtarë janë trajnuar dhe do të dërgohen nëpër rajone të vendit.

Nga ana tjetër, ekspertët shëndetësorë kanë thënë se shkak i rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 në vendet si Madridi dhe Katalonia është mungesa e gjurmuesëve, shkruan BBC.

Në Spanjë, numri total i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 400 mijë dhe është numri më i madh në Evropën Perendimore.

Kurse numri i rasteve të vdekjeve në Spanjë, ka arritur shifrën prej 29 mijë të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat