Serbi, dy të vdekur dhe 154 raste të reja me coronavirus

Evropë

Serbi, dy të vdekur dhe 154 raste të reja me coronavirus

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar numra treshifror të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Sipas informacioneve të fundit, 154 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.

Gjithashtu është raportuar se kanë ndërruar jetë dy persona duke ngritur numrin në 707 të vdekur, shkruan b92.

Aktualisht në të gjitha spitalet e shtetit serb janë të shtruar 37 pacientë që po trajtohen me respirator.

Kujtojmë se deri më tani janë testuar gjithsej 895.507 persona gjersa janë konfirmuar 30.974 raste pozitive me COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat