Kryeministri i Francës: Virusi po fiton terren

Evropë

Kryeministri i Francës: Virusi po fiton terren

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 07:27
Jean Castex

Kryeministri i Francës, Jean Castex, rrefeu publikisht se koronavirusi është i përhapur në popullatë franceze katër herë më shumë se një muaj më parë. Castex u shpreh se 21 zona janë klasifikuar tashmë si “zona të kuqe” krahasuar me 19 që ishin një ditë më parë.

“Epidemia po fiton terren dhe është koha që të ndërhyjmë”, deklaroi shefi i ekzekutivit në një konferencë për shtyp në Paris. Duket se përhapja e koronavirusit në Francë po vihet re më shumë mes të rinjve, megjithatë pranimet në spitale gradualisht janë rritur në rreth 800 pacientë në një javë e mes tyre ka mosha të ndryshme.

Castex tha se qëllimi i autoriteteve është që të bëjnë gjithçka “për të shmangur izolimin”. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë është duke hartuar planet mbi veprimet që do të merren ne atë që mbetet njëri prej vendeve më të prekura në Europë nga koronavirusi.

Franca ka regjistruar mbi 291,000 të infektuar dhe mbi 30,000 viktima. Në nivel global, koronavirusi ka prekur mbi 24 milionë persona e ka marrë më shumë se 826,000 jetë njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat