Hetohet zyrtari i lartë ushtarak për spiunim në Francë

Evropë

Hetohet zyrtari i lartë ushtarak për spiunim në Francë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Francës është nën hetim për dyshim të “kërcënimit të sigurisë”, ka konfirmuar Ministrja e Mbrojtjes e këtij shteti sot, të dielën.

Ministrja Florence Parly nuk dha më shumë detaje por disa burime kanë thënë për mediat franceze se zyrtari kishte qenë i stacionuar me NATON dhe me bazë në Itali, shkruan BBC.

Lejtnant koloneli është po dyshohet se ka dhënë informata të ndjeshme inteligjencës ruse, ka raportuar radio Europe 1.

Ai po mbahet në paraburgim në Paris, ka thënë ky radio stacion.

Ministrja e Mbrojtjes tha për Europe 1 se Franca kishte nisur procedurat ligjore mbi këtë rast dhe se tani rasti ishte në duart e prokurorëve.

Europe 1 tha se zyrtari i përfshirë ka familje të largët në rusi dhe se e flet rusishten rrjedhshëm.

Ky arrest vjen në kohën kur tensioni është në rritje në mes të partnerëve të NATO-s, kryesisht për shkak të çështjes si përkushtimi i SHBA-së ndaj aleancës, nën Presidentin Donald Trump.

Tensionet e fundit janë ngritur për shkak gazit dhe naftës në Mesdheun lindor. Anëtaret e NATO-s Greqia dhe Turqia janë nën konflikt, dhe Franca po ia mban anën Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat