Itali, i paqartë fati i disa migrantëve pas zjarrit në barkë

Evropë

Itali, i paqartë fati i disa migrantëve pas zjarrit në barkë

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 22:04
Ilustrim

Policia italiane njoftoi se të paktën tre emigrantë humbën jetën, gjashtë të tjerë u plagosën dhe një tjetër rezulton i zhdukur, pasi barka me të cilën lundronin mori flakë. Incidenti ndodhi të dielën në detin Jon, pranë brigjeve italiane. Një video e Rojes Bregdetare tregonte mjetin lundrues në flakë dhe marinarët që thërrasnin me forcë duke dhënë udhëzime ndërsa përpiqeshin të shpëtonin migrantët.

Policia tha se motori i barkës mori flakë e shpërtheu, ndërsa i ishte drejtuar portit. Mbetet e paqartë se sa emigrantë ndodheshin saktësisht në të në momentin e incidentit. Sipas njoftimeve në media, 21 emigrantë ndodheshin në anije kur ajo mbërriti në port, por 13 prej tyre ishin shoqëruar më parë në bregdet nga policia italiane përpara se barka të merrte flakë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se zjarri shpërtheu ndërsa policia po shoqëronte varkën me migrantët e mbetur në të, drejt portin të Krotones në Kalabri. Disa emigrantë pësuan djegie të rënda dhe u dërguan në spitalin e Krotones.

Rritja së fudmi e numrit të migrantëve që mbërritjeve në Itali ka ngjallur protesta në ishullin e Lampeduzës, i cili mban barrën e zbarkimeve. Kryebashkiaku Toto Martello bëri thirrje për një "grevë të përgjithshme" duke kërkuar më shumë ndihmë nga qeveria italiane të dielën pasi një anije e ndryshkur peshkimi u ankorua gjatë natës duke lejuar 450 emigrantë të futeshin në ishull.

Zyrtarët italianë u përgjigjën duke dërguar tre anije për t'i vendosur emigrantët në karantinë për shkak të rrezikut që paraqet COVID-19. Një nga anijet mbërrin të hënën ndërsa dy të tjerat të mërkurën./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat