Infektimi me COVID-19 në Spanjë, 6 herë me i lartë se mesatarja e Europës

Evropë

Infektimi me COVID-19 në Spanjë, 6 herë me i lartë se mesatarja e Europës

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:48
Spanjë

Shkalla e infektimit me COVID-19 në Spanjë ka arritur në 221 raste për 100,000 banorë, më shumë se 6-fishi i mesatares europiane, sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (ECDC).

Mesatarja e shkalles së infektimit me coronavirus në Europë është 34.5 raste për 100,000 banorë, sipas vëzhgimeve të kryera në 31 vende të kontinentit. 

Numri total i rasteve ditore të regjistruara në Spanjë shënoi 8,115 këtë të martë, më e larta që prej marsit, megjithatë, ky numër përfshin edhe rastet e konfirmuara përmes testimeve serologjike, të cilat tregojnë në rast se një person ka qenë i infektuar dhe ka arritur të shërohet.

Që prej fillimit të pandemisë së coronavirusit, Spanja ka regjistruar më shumë se 470,900 raste dhe rreth 29,152 viktima.

Në shtatë ditët e fundit, vendi shënoi 49,400 raste të reja, dyfishi i totalit të rasteve të konfirmuara në gjysmën e parë të gushtit, si edhe 159 viktima.

Shteti i dytë ne Europë pas Spanjës, për sa i përket shkallës së infektimit, është Franca, e cila aktualisht regjistron 92.5 raste për 100,000 banorë.

Të martën autoritetet franceze njoftuan 4,982 raste të reja, duke e çuar numrin total të infektimeve që prej fillimit të pandemisë në 286,000.

Zyrtarët e mjekësisë në Europë paralajmëruan në fillim të korrikut se numri i infektimeve do të fillonte të rritej , si pasojë e heqjes së masave kufizuese.

Shumë prej shteteve europiane raportojnë se kjo rritje në numrin ditor të rasteve vjen nga të rinjtë, ku pjesa më e madhe e tyre e kalojnë infektimin me simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat