Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë pas kushtit për tërheqjen e anijeve: Kush sulmoi pavarësinë tonë, Turqia i hodhi në det!

Evropë

Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë pas kushtit për tërheqjen e anijeve: Kush sulmoi pavarësinë tonë, Turqia i hodhi në det!

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 10:36
Recep Tayyip Erdogan

Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë sa vijnë edhe acarohen. Greqia kërkoi bisedime me Turqinë vetëm nëse kjo e fundit tërheq anijet, por mesa duket Erdogan nuk e ka në mendje një gjë të tillë. Ai, madje është treguar edhe më i ashpër. Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklaratë paralajmëruese, duke iu drejtuar Greqisë, por pa e emëruar atë.

Sipas të përditshmes Hurriyet, Presidenti i Turqisë, duke folur me të diplomuarit e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Turke, tha:

Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që ata të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat