Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Serbi

Evropë

Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Serbi

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Serbia ka regjistruar 77 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga gjithsej 7 mijë e 848 mostra të testuara.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, dy persona kanë ndërruar jetë, shkruan B92.

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 31 mijë e 849 persona janë infektuar me COVID-19 në Serbi.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditur se deri më tani kanë testuar 974 mijë e 411 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat