Kryebashkiaku Sgarbi polemizon: Gjobë për ata që mbajnë maskë ku nuk është e nevojshme

Evropë

Kryebashkiaku Sgarbi polemizon: Gjobë për ata që mbajnë maskë ku nuk është e nevojshme

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Megjithse në ditët e sotme mbajtja e maskës konsiderohet forma më e mirë për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve nga përhapja e koronavirusit, një kryebashkiak italian propozon që duhet të vendosen gjoba për ata që veshin maskë vend e pa vend.

I njohur për individualitetin dhe për gjuhën e papërmbajtur, Vittorio Sgarbi, kryebashkiak i qytezës së Sutri, tha se kërkon të vërë në jetë idenë e re me qëllim ndalimin e përhapjes së “histerisë së koronavirusit” .

Pandemia e Covid-19 ka vrarë më shumë se 35,500 njerëz në Itali, thuajse shtatë herë sa popullsia e Sutri, por për Sgarbi veshja e detyrueshme e maskës duhet të ketë kufij, sidomos kur është në lojë ‘siguria publike’.

Në një intervistë me agjencinë TASS, Sgarbi tha se ka lëshuar një dekret që ende nuk është aprovuar nga parlamenti italian ku kërkon vendosjen e gjobës për mbajtjen e maskës në vende ku nuk nevojitet.

“Unë e hartova dekretin në kuadër të ligjeve të anti-terrorizmit në fuqi”, tha ai duke iu referuar legjislacionit që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike që mund të dënohet me 1 deri në 2 vjet burg dhe gjobë €2,000.

Sgarbi e bëri të qartë se njerëzit duhet të mbajnë maskë vetëm kur e kërkon rasti. “Të mbash maskë kur je për darkë është absurde,” tha ai.

Kryebashkiaku nuk ka turp të dalë kundër rrymës teksa para pandemisë ai refuzonte koronavirusin duke e quajtur “grip” dhe vinte në lojë ata që ngrinin alarmin. Më vonë ai kërkoi falje kur numri i viktimave u shumëfishua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat