Afro 1 mijë e 700 raste me koronavirus për 24 orë në Itali

Evropë

Afro 1 mijë e 700 raste me koronavirus për 24 orë në Itali

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 1 mijë e 695 persona të infektuar me koronavirus.

Ditën e fundit u raportuan edhe 16 viktima, duke e çuar në 35 mijë e 534 numrin total të viktimave nga COVID-19 në Itali.

Sipas Emergjencave Civile në 24 orët e fundit u kryen 107 mijë teste dhe kjo konsiderohet si një prej arsyeve se përse numri i të infektuarve po vazhdon të rritet.

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë raportohen dhe 583 persona të shëruar, duke e çuar në  mbi 209 mijë numrin total të pacientëve që janë shëruar nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat