Në Itali, “pacienti një” me COVID-19 kthehet në fushën e futbollit

Evropë

Në Itali, “pacienti një” me COVID-19 kthehet në fushën e futbollit

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Mattia Maestri, i ashtuquajturi “pacienti një” në epideminë shkatërrimtare të koronavirusit në Itali, është kthyer në fushën e futbollit gjatë fundjavës, pas shërimit, kanë raportuar mediat në këtë shtet.

Maestri, vrapues amator dhe ish-futbollist për një klub të divizionit të katërt, ishte diagnostikuar me COVID-19 më 20 shkurt, në vendlindjen e tij në Codogno, rreth 60 kilometra në juglindje të Milanos. Ishte ky rasti i parë i infektimit me virus përbrenda Italisë.

“Jam shumë mirë”, iu ka thënë ky 37-vjeçar mediave italiane, pas një ndeshjeje futbolli.

Maestri ishte liruar nga spitali më 21 mars, por babai i vdiq nga virusi dy ditë para lirimit të tij.

Italia ishte shteti i parë evropian që u mbyll shkaku i koronavirusit dhe që pësoi goditje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat