Itali: Vazhdon trendi i rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19

Evropë

Itali: Vazhdon trendi i rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Italia përbrenda 24-orëshit të fundit ka raportuar 1,297 raste të infektuara me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të dielën.

Shteti italian ka raportuar edhe shtatë viktima të reja si pasojë e virusit korona përbrenda një dite, shkruan la Republicca.

Numrat akumulativ të të infektuar kanë prekur shifrën 277,635, teksa 35,541 kanë vdekur si pasojë e Covid-19, që prej shfaqjes së rastit të parë në Gadishull.

Shteti i Evropës Jugore ka kryer 76 mijë teste në mbarë vendin për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat