Nga fillimi i pandemisë, Serbia ka 724 të vdekur dhe 31905 persona të infektuar me coronavirus

Evropë

Nga fillimi i pandemisë, Serbia ka 724 të vdekur dhe 31905 persona të infektuar me coronavirus

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditura të dhënat e fundit sa i përket gjendjes epidemiologjike.

Në 24 orët e fundit, 56 raste të tjera të infektimit me coronavirus u konfirmuan në Serbi gjersa u testuan 4,189 njerëz.

Fatkeqësisht, një person vdiq, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve është 724 që nga fillimi i epidemisë, raporton b92.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë 35 pacientë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa gjithsej 479 pacientë u shtruan në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i epidemisë është 31,905, ndërsa numri i përgjithshëm i testuar është 978,600.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat