Edhe pse ka rritje të numrave me COVID-19, protesta në Mal të Zi

Evropë

Edhe pse ka rritje të numrave me COVID-19, protesta në Mal të Zi

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 18:59
Protesta në Mal të Zi

Gjersa Mali i Zi po regjistron të dhëna të përditshme të infeksionit me coronavirus, një mbledhje politike e mbështetësve të qeverisë, Millo Gjukanoviq do të mbahet në Podgoricë sonte në orën 19, organizatorët e së cilës po thonë se janë “organizata patriotike malazeze”.

Thirrja për tubimin, që do të mbahet në Sheshin qendror të Pavarësisë së Podgoricës, u shfaq në mediat sociale disa ditë më parë, pas humbjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Gjukanoviqit në zgjedhjet parlamentare, të cilat partia i humbi pas 30 vjetëve.

Ftesa, nën flamurin e Malit të Zi, thotë “Mali i Zi po ju thërret, ju nuk keni asnjë justifikim”, raporton rtcg.me.

Policia malazeze nuk iu përgjigj pyetjeve të së përditshmes Vijesti se kush është organizatori i mbledhjes dhe nëse tubimi i qytetarëve u miratua, ndërsa më herët DPS njoftoi se “tubimi patriotik” nuk ishte në organizimin e tyre.

Sipas portalit antenam.net, qytetarë nga të gjitha pjesët e Malit të Zi po i drejtohen Podgoricës. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat