Papa Françesku: Thashetheme është sëmundje më e rëndë se COVID-19

Evropë

Papa Françesku: Thashetheme është sëmundje më e rëndë se COVID-19

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 21:44
Papa Françesku

Papa Françesku ka mbajtur një meshë në mes të një vale të dytë të coronavirusit.

Lideri i katolikëve të botës tha sot se thashetheme është “një plagë më e keqe se COVID-19” që po përpiqet të ndajë Kishën Katolike.

Gjatë fjalës së tij javore drejtuar besimtarëve, Papa nuk dha shembuj të veçantë, por ai deklaroi se thashetheme “është djalli më i madh”, i cili përpiqet të provokojë ndarjen e Kishës me gënjeshtrat e tij, raporton theguardian.

“Ju lutem, vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme sepse është një plagë më e keqe se COVID-19. Më keq. Le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, theksoi papa.

Komentet e Papës pasuan një pasazh nga Ungjilli në lidhje me nevojën që njerëzit të korrigjojnë njëri-tjetrin kur bëjnë diçka të gabuar.

Ndryshe, kjo ishte mesha e parë e Papës që nga fillimi i pandemisë globale të quajtur COVID-19, e cila ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë jetën e mijëra personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat