Franca mundet të kolapsohet nëse rastet me infektime rriten

Evropë

Franca mundet të kolapsohet nëse rastet me infektime rriten

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:33
Francë

Një epidemiolog kryesor në Francë ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve Covid-19 vazhdon të rritet me ritmin aktual, vendi mund të përballet me një "situatë kritike" në disa rajone në dhjetor, shkruan Kim Willsher, korrespondent i Guardian në Paris.

Ai tha se autoritetet duhet të veprojnë tani për të forcuar distancën dhe masat e mbrojtjes për të shmangur rregulloret më të rrepta më vonë.

Prof Antoine Fontanet i tha LCI:

“Sot, kemi një rritje të numrit të rasteve të reja në javë me 30% dhe një rritje 15% të numrit të pranimeve në spital në javë. Nëse ky ritëm vazhdon, ne do të arrijmë një situatë kritike në disa rajone të Francës në Dhjetor.”

“Do të jetë më mirë të veprohet tani, sa më herët të veprojmë aq më pak të rrepta do të jenë masat dhe aq më pak do të jenë viktimat dhe të infektuarit nëse presim 15 ditë do të jetë më e vështirë dhe më e gjatë.”

Paralajmërimi erdhi ndërsa Franca regjistroi edhe 7,071 raste të reja të Dielën në mbrëmje, pas një rritje me rreth 8,500 të Shtunën dhe pothuajse 9,000 raste të reja të Premten. Përqindja e testeve pozitive është rritur nga 4.3% në 4.9% brenda një jave dhe nga 3.9% në fund të gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat