“Stuhia e Mesdheut” Turqia nis stërvitjet e frikshme ushtarake, mesazh grekëve: Tërhiquni, ose…

Evropë

“Stuhia e Mesdheut” Turqia nis stërvitjet e frikshme ushtarake, mesazh grekëve: Tërhiquni, ose…

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Vazhdojnë të jenë të tensionuara marrëdhëniet Turqi-Greqi teksa secili prej shteteve po mundohet të tregohet superior duke treguar fuqitë detare e ajrore gjatë stërvitjeve ushtarake.

Turqia, ditën e sotme ka nisur stërvitjen në Qipron Veriore të quajtur “Stuhia e Mesdheut”.

Shkaku që mendohet se do të sjellë konflikte të thella mes vendeve është bër kërkimi për rezerva nafte dhe gazi në ujërat e pretenduar territorialë të Greqisë.

Rikujtojmë se shteti turk ka paralajmëruar fqinjin e tij nëpërmjet disa deklaratave të bëra nga Presidenti Erdogan.

 “Ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politike, ose në terren përmes përvojave të hidhura,”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat