Lajmi i fundit nga Anglia: Tërmet afër Londrës

Evropë

Lajmi i fundit nga Anglia: Tërmet afër Londrës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:15
Foto Ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 3.9 shkallësh të Rihterit është regjistruar në pjesën jugore të Anglisë, jo shumë larg kryeqytetit Londër.

Banorët lokalë në Bedfordshire, Buckinghamshire dhe Hertfordshire raportuan se e kanë ndier dridhjen e tokës. Njëri prej tyre tha se e tërë shtëpia i është dridhur, shkruan Daily Mail.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, rreth 610 mijë persona jetojnë në zonën e prekur nga tërmeti.

Instituti Britanik për Gjeologji konfirmoi se është duke i hetuar raportet për një tërmet.

Sipas të dhënave fillestare, epiqendra e dridhjes ishte në Bedbordshire në 6.2 milje thellësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat