Mbi 500 milionë raste/ Spanja e para në Evropë

Evropë

Mbi 500 milionë raste/ Spanja e para në Evropë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Spanja është bërë i pari vend i Evropës perëndimore që regjistron më shumë se gjysmë milioni rastesh kovidi, me një total prej 525,549 infektimesh ndërkohë që shqetësimet shtohen edhe për rritjen e rasteve në Francë dhe Britaninë e Madhe.

Rekordi spanjoll vjen në mesin e një rritjeje të infektimeve ndërsa miliona fëmijë fillojnë të kthehen në shkolla pas një ndalese prej gjashtë muajsh. Sipas shifrave të fundit të ministrisë së shëndetit në Spanjë, vendi ka regjistruar afro 50 mijë raste të reja javën e shkuar dhe 237 viktima.

Rreth një e treta e rasteve të reja dhe viktimave, janë në Madrid, rajonin më të goditur nga pandemia. Spanja, ka rritjen më të shpejtë të rasteve të konfirmuara në Evropë, që nisi në korrik, me Francën që regjistroi një rritje të ngjashme në gusht. Britania e madhe ka regjistruar 349,500 raste të reja, Franca 347,268 raste të reja dhe Italia 277634.

Një burim i qeverisë britanike tha se kishte shqetësime domethënëse se Britania është gjashtë javë pas Francës, ndërsa Matt Hancock, sekretari britanik i shëndetësisë, e cilësoi rritjen e rasteve të kohëve të fundit, shumë shqetësuese.

Kur pandemia ishte në kulmin e saj, më 31 mars, Spanja kishte 9222 raste të reja dhe 849 viktima në një ditë të vetme.

Tani, ndryshimi është se pjesa më e madhe e rasteve janë asimptomatike dhe më shumë se gjysma janë persona nën moshën 40 vjeç, që konsiderohen në rrezik të ulët për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat