Çështja e Mesdheut/ Shtyhen bisedimet Turqi-Greqi, ç’ndodhi në selinë e NATO-s?

Evropë

Çështja e Mesdheut/ Shtyhen bisedimet Turqi-Greqi, ç’ndodhi në selinë e NATO-s?

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:27
Ilustrim

Bisedimet midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s mbi mënyrën e shmangies së përshkallëzimit ushtarak në Mesdheun lindor janë shtyrë për më vonë këtë javë, thanë të martën burime të Ministrisë së Mbrojtjes në Turqi. Bisedimet e "çtensionimit ushtarak", të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg javën e kaluar, synojnë të parandalojnë një përshkallëzim, që vjen nga incidente të tilla siç ishte një përplasje muajin e kaluar midis anijeve greke dhe turke. Anijet po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm.

Ankaraja dhe Athina pretendojnë secila se zona është pjesë e shelfit të tyre kontinental. Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi ishte shtyrë deri të enjten. Një zyrtar i NATO-s tha se bisedimet po ndihmojnë në vendosjen e mekanizmave për një çtensionim ushtarak, por nuk dha më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat