Rusia dhe Serbia bashkojnë forcat ushtarake me Lukashenkon e Bjellorusisë, duan të shtypin protestuesit!

Evropë

Rusia dhe Serbia bashkojnë forcat ushtarake me Lukashenkon e Bjellorusisë, duan të shtypin protestuesit!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 20:11
Bjellorusia

Duket se protestat qytetare në Bjellorusi kanë arritur kulmin. Së fundmi mësohet se me forcat e policisë bjelloruse do bashkohen edhe ato serbe dhe ruse.

Forcat ushtarake ruse dhe serbe do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Mbrojtjes në vend.

Ministri tha se forcat ruse dhe serbe do të mbërrijnë në Bjellorusi nga data 10 deri në 15 shtator, pa dhënë shumë hollësi.

Kujtojmë se Bjellorusia është përfshirë nga protesta të përditshme masive që kur presidenti, Alexander Lukashenko , pretendoi fitoren në zgjedhje që nuk patën shumë transparencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat