Liderja e opozitës bjelloruse thotë të jetë kërcënuar me jetë

Evropë

Liderja e opozitës bjelloruse thotë të jetë kërcënuar me jetë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:43
Maryya Kalesnikava

Liderja e opozitës bjelloruse ruse, Maryya Kalesnikava tha se autoritetet i vunë një qese mbi kokën e saj dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë jashtë vendit, në fillim të kësaj jave.

Kështu njoftoi faqja e internetit e pavarur e lajmeve Tut.by, më 10 shtator, duke cituar avokaten e saj.

Avokatja, Lyudmila Kazak, tha se Kalesnikava kishte paraqitur një deklaratë mbi incidentin dhe po kërkonte veprime ligjore kundër autoriteteve për trajtimin e saj, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës (KGB) së Bjellorusisë.

Kalesnikava u rrëmbye nga rrugët e Minskut më 7 shtator nga njerëz të maskuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj.

Të tre, u dërguan më 8 shtator për në kufi, ku autoritetet u thanë atyre të kalonin në Ukrainë.

Kur ata arritën në zonën neutrale midis dy vendeve, Kalesnikava grisi pasaportën e saj në copa të vogla për ta bërë të pamundur që autoritetet ta dëbojnë. Ajo u dërgua në paraburgim në anën bjelloruse të kufirit. Dy bashkëpunëtorët e saj shkuan në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat