​Sllovenia nis kërkimin e varreve masive nga Lufta e Dytë Botërore

Evropë

​Sllovenia nis kërkimin e varreve masive nga Lufta e Dytë Botërore

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Komisioni për hetimin e varreve masive i Qeverisë sllovene ka filluar gërmimet në vendin afër Mostec, jo shumë larg Brezhice, pasi besohet se aty gjenden eshtrat e të paktën 139 viktimave të ekzekutuar në periudhën maj-tetor 1945.

Qeveria ka vendosur të bëjë kërkime në këtë vendndodhje, një nga 600 nga Lufta e Dytë Botërore, aq sa besohet të ekzistojnë në Slloveni, pasi zona do të përmbytet pjesërisht pas komisionimit të ri të hidrocentralit të ri, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.

Kreu i komisionit qeveritar, Uros Kosir, deklaroi sot se eshtrat e të paktën 139 viktimave të vrarë janë zbuluar nga 25 gusht deri më sot.

Besohet se ekzekutimet u kryen nga Korpusi i Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë (KNOJ).

KNOJ u krijua bazuar me direktivë të marshallit Josip Broz-Tito, më 15 gusht 1944. Korpusi u shpërbë në janar 1953 dhe juridiksioni i tij u mor nga Ushtria Popullore Jugosllave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat