Turqia bën lëvizjen e papritur, alarmohen grekët! I kërkojnë ndihmë urgjente Francës

Evropë

Turqia bën lëvizjen e papritur, alarmohen grekët! I kërkojnë ndihmë urgjente Francës

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur në brigjet e Qipros dhe Rodosit duke njoftuar dërgimin atje të anijeve të saj ushtarake e duke forcuar kështu pozicionin në terren.

Mediat greke i kanë dhënë jehonë këtij veprimi të shtetit turk në det dhe shkruajnë se gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Anijet ushtarake turke në jug të Rodosit po mbështesin anijen kërkimore “Oruç Reis”.

Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, po synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim. kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”.

Image

NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuilibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat