Çfarë na tregojnë ato? Publikohen rezultatet e testit të vaksinës ruse “Sputnik V”

Evropë

Çfarë na tregojnë ato? Publikohen rezultatet e testit të vaksinës ruse “Sputnik V”

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Presidenti Vladimir Putin kohët e fundit njoftoi se një ekip i shkencëtarëve rusë ka arritur të zhvillojë një vaksinë për COVID-19 dhe se përdorimi i saj ishte miratuar nga autoritetet rregullatore – të paktën nga ato ruse.

Sidoqoftë, lajmi shqetësoi disa shkencëtarë dhe mjekë në të gjithë botën pasi testet njerëzore të vaksinës – me nofkën Sputnik V – kishin filluar disa muaj para njoftimit të Putinit.

Rezultatet e fazave një dhe dy të këtyre provave klinike mbi njerëzit sapo janë botuar në ‘The Lancet’.

Çfarë na tregojnë ato?

Së pari, le të shohim se çfarë lloj vaksine është. E ashtuquajtura “platformë” e vaksinave e përdorur në këtë studim bazohet te adenovirusët. Këto viruse të ftohtë, të quajtur Ad5 dhe Ad26, nuk mund të riprodhohen brenda trupit të njëriut. Funksioni i tyre i vetëm është ‘të mbajnë’ kodin gjenetik të një prej proteinave të lidhura me koronavirusin, të quajtur proteina spike, brenda një qelize.

Duke injektuar këto adenoviruse të modifikuara te njerëzit, sistemi i tyre imunitar stimulohet që t’i përgjigjet proteinës spike gjatë vaksinimit.

Platforma e vaksinave e përdorur nga rusët nuk është e re. Disa nga vaksinat kryesore në zhvillim për COVID-19 përdorin adenoviruse, përfshirë atë të Universitetit të Oksfordit dhe një vaksinë të bazuar në Ad26 të zhvilluar nga Johnson & Johnson. Kompania kineze CanSino Biologicals gjithashtu ka deklaruar se vaksina e saj me bazë Ad5 është e sigurt dhe mund të imunizojë njerëzit kundër koronavirusit.

Artikulli i Lancet raporton të dhëna në lidhje me sigurinë e vaksinës. Këto zbulime sigurisht nuk janë të papritura, pasi siguria e disa vaksinave të bazuara në adenovirus për sëmundje të shumta është demonstruar tashmë edhe në hulumtimet e mëparshme.

Pra, është e sigurt, të paktën për njerëzit e shëndetshëm midis 18 dhe 60 vjeç, por a funksionon? A mund të mbrojë nga koronavirusi?

Sipas asaj që është botuar në The Lancet, në të vërtetë, vihet re se niveli i antitrupave neutralizues është mjaft i ulët studim krahasuar me testet e botuara në vaksinat e tjera. Përgjigjet e limfociteve T (metoda e dytë e përgjigjes aktive të sistemit imunitar) gjithashtu mbesin të ulëta.

Sipas studiuesve, në veçanti, siç është rasti me provat e tjera klinike të vaksinave COVID-19, ne nuk e dimë nëse ky nivel i neutralizimit është i mjaftueshëm për të na mbrojtur kundër infeksioneve në të ardhmen dhe sa kohë antitrupat do të mbeten në gjak.

Gati për shpërndarje massive të vaksinës?

Pavarësisht rezultateve të para pozitive të fazës një të provës Sputnik V, vaksina duhet të testohet në një grup shumë më të madh njerëzish përpara se të mund të përdoret në mënyrë të sigurt në një popullatë të tërë.

Të gjitha vaksinat duhet të testohen në një numër të madh njerëzish të moshave dhe etnive të ndryshme, në të ashtuquajturën fazën tre të provës së tyre klinike. Hapi i tretë është kritik për të arritur në përfundimin me besim se vaksina mbron nga infeksioni. Testet e mëtejshme janë gjithashtu të dobishme për identifikimin e kundërindikacioneve më të rralla që mund të mos jenë të dukshme në një grup të vogël vullnetarësh të shëndetshëm. Kjo fazë e fundit e testimit është një hap i domosdoshëm që nuk mund dhe nuk duhet të neglizhohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat