Shifër rekorde e rasteve të reja me COVID-19 në Francë

Evropë

Shifër rekorde e rasteve të reja me COVID-19 në Francë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 10 mijë e 561 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord i ri ditor pasi numri arriti në 10 mijë për herë të parë që kur filloi testimi në shkallë të gjerë në këtë shtet.

Numri i pacientëve të dërguar në spitale dhe reparte intensive gjithashtu është duke u rritur.

Një grup mjekësh kanë bërë thirrje që njerëzit t’i shmangin tubimet publike për shkak të rrezikut nga vala e re e përhapjes së virusit.

Më shumë se 28.5 milionë njerëz në të gjithë botën janë diagnostikuar me koronavirus dhe gati 916 mijë kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.  Ndërsa rreth 19.2 milionë pacientë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat