Mbi 28,3 milionë të infektuar me COVID-19 në botë, rriten shifrat në Evropë

Evropë

Mbi 28,3 milionë të infektuar me COVID-19 në botë, rriten shifrat në Evropë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në mbarë botën, numri i rasteve të të prekurve me koronavirus i ka tejkaluar 28,3 milionë, ndërsa numri i viktimave tashmë është mbi 911 mijë, sipas të dhënave të përditësuara të OBSH-së.

Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë vendet me numrin më të lartë të të infektuarve, por edhe të të vdekurve nga koronavirusi.

Përveç shtimit të rasteve në SHBA dhe Amerikën Latine, shqetësuese është situata e ditëve të fundit edhe në Evropë ku raportimet ditore flasin për shifra në rritje në Britani, Itali e Francë.

Mediat franceze raportuan se autoritetet kanë rritur numrin e testimeve, e njëjta situatë raportohet edhe në Britani, atje ku shkollat kanë nisur dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat