Macron me Covid-19? Shihni çfarë i ndodh teksa flet me maskë

Evropë

Macron me Covid-19? Shihni çfarë i ndodh teksa flet me maskë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 08:22
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron, është përballur me vështirësi dhe kollë, teksa mbante një fjalim.

Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni demonstrimin praktik se si maska krijon probleme me frymëmarrjen.

Macron, u detyrua që ta hiqte maskën, pasi nuk arrinte që të fliste lirshëm.

Gjithçka ndodhi gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm gjatë së shtunës, teksa fillimisht nëse nuk do të vijonte normalisht, mund të mendohej se ishte infektuar me Covid-19.

Por heqja e maskës i lehtësoi të folurën Presidentit të Francës, bashkë me kritikat për mos mbajtjen e maskës “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat