Atentati në Beograd: I kanë vënë C4 nën ulëse, e lokalizuan nëpërmjet një kolumbianeje të bukur

Evropë

Atentati në Beograd: I kanë vënë C4 nën ulëse, e lokalizuan nëpërmjet një kolumbianeje të bukur

Nga: D.G Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:34
Strahinja Stojanoviq dhe vajza nga Kolumbia, Sonia

Strahinja Stojanoviq (30) i cili thuhet të ketë lidhje me vrasjen e avokatit të beogradas Dragoslav Misho Ognjanoviq, u vra dje rreth mesditës në Beogradin e Ri në një shpërthim bombe që ishte vendosur nën makinën e tij BMW X5.

Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën "Brigadat e rinisë", Stojanovioj dyshohet se humbi të dy këmbët. Mjekët kanë luftuar për jetën e tij për disa orë, por ai ka vdekur në Qendrën e urgjencës.

- Shpërthimi ishte i tmerrshëm, në atë moment kishte shumë makina afër xhipit që digjej dhe është një mrekulli e vërtetë që nuk pati viktima. I riu ishte në automjet, tekstualisht të dyja këmbët i ishin këputur, dukej sikur i ishte shpërthyer e tërë pjesa e poshtme e trupit. Mirëpo, megjithëse kishte dëmtime të rënda, ai po fliste me mjekët e ndihmës së shpejtë. Para se ta fusnin në automjet dhe ta largonin, nëna e tij erdhi në vendin e krimit, thirri djalin e saj dhe qau, u përpoq ta mbërrinte, policia mezi e ndaloi atë - tha një dëshmitar okular për mediet serbe, duke shtuar se se gruaja e cila ishte në makinë kishte vetëm gërvishtje nga xhami dhe se po "mërmëriste diçka në një gjuhë të huaj".

"Jutarnji.hr" transmeton se sulmuesit e Stojanoviqit kanë përdorur eksplozivin plastik, të njohur si C4, çfarë është përdorur shpesh në përleshjet në rrugët e Beogradit.

- Po të ishte vënë një eksploziv më i fortë, shkatërrimi i vetë automjetit do të ishte shumë më i madh dhe pasagjerët sigurisht që nuk do të kishin mbijetuar - deklaron një burim nga hetimi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sonia Suarez. (@soniasuarezgmz) on

Bomba ishte nën sediljen e shoferit dhe është aktivizuar në distancë. Sinisha Miliq Boske u vra në të njëjtën mënyrë në qershor 2018. Kjo ishte tentimvrasja e dytë ndaj Strahinja Stojanoviqit, u përpoqën ta vrisnin më 11 gusht në lagjen Galenika të Beogradit. Stojanoviq kishte dosje të rëndë kriminale është arrestuar shumëherë, i arrestur dhe i dënuar disa herë për krime të ndryshme të rënda.

Një shtetase kolumbiane u plagos gjithashtu nga shpërthimi.

Sipas Telegrafit serb, të dhënat operative të policisë tregojnë se organizatorët e vrasjes së Stojanoviç me shumë gjasë e lokalizuan atë përmes profilit në rrjetet sociale të kolumbianes Sonja Suarez Gomez, e cili nuk është ndarë prej tij në gjashtë muajt e fundit. Ajo është shumë aktive në Instagram, ka një profil publik, ku postoi foto me viktimën Stojanoviq.

Ajo shpesh regjistronte momente të përbashkëta dhe postonte vendet që vizitonin, të cilat mund t'i kishin bërë gjërat më të lehta për autorët e vrasjes.

Sipas policisë, kolumbiania hyri në Serbi gjysmë viti më parë, pak para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ajo nuk u largua nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat