“Më kanë rrëmbyer…”/ Lakuriq dhe i frikësuar, burri arratiset me vrap nga një bordello

Evropë

“Më kanë rrëmbyer…”/ Lakuriq dhe i frikësuar, burri arratiset me vrap nga një bordello

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:04
Ilustrim

Një burrë ka çuditur gjithë fqinjët, pasi ka dalë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak nga një shtëpi publike në Grimbsby të Anglisë. Mësohet se ai donte të arratisej dhe kështu doli nga dritarja duke thyer xhamin. Fqinjët e habitur e kanë parë burrin duke vrapuar nëpër rrugë teksa bërtiste: “Dikush të më ndihmojë, unë jam rrëmbyer”. Dëshmitarët gjithashtu thonë se ai ishte dëmtuar në krahun e tij të djathtë gjatë arratisjes. Në një foto tregohet se viktima po largohet nga vendi i ngjarjes dhe duket se po mban diçka në dorë. Dy persona janë arrestuar pas incidentit.

Një fqinj u shpreh:

Unë po rrija në shtëpi rreth orës 16:00 dhe dëgjova një përplasje masive. Dola jashtë për të parë ç’po ndodhte. Kishte copa xhami të shpërndarë në të gjithë pjesën e përparme të kopshtit. Burri ishte krejt i zhveshur. Ai kishte flokë të gjatë dhe gjaku i rridhte nga krahu i djathtë. Po bërtiste dhe po kërkonte ndihmë.

Ndërkohë, një fqinj tjetër tha:

Shtëpia nga e cila u arratis është plot me femra që ofrojnë seks. Ne kemi raportuar për të herë pas here në polici dhe kohët e fundit ajo u bastis. Viktima duhet të ketë qenë shumë i frikësuar, përderisa doli duke thyer një dritare dhe i zhveshur, duke rrezikuar jetën e tij.

Madje thuhet se viktima ishte rrahur keq nga dy burra para se të arrinte të dilte jashtë. Uniformat blu po hetojnë ngjarjen akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat