E plagosën, pastaj nxori armën në mes të rrugës: Kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen tronditëse

Evropë

E plagosën, pastaj nxori armën në mes të rrugës: Kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen tronditëse

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 13:30
Pamje nga sulmi

Kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë kanë kapur një situate të pabesueshme në rrugët e Stambollit.

Dy grupe u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit, duke bërë që më pas të nxirrninn edhe armët.

Ky moment është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët, ndërkohë që i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë.

Për fat të mirë nuk pati të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat