Turqia lëshon fletarrestime për 125 të dyshuar si përkrahës të Gylenit, përfshirë mësues

Evropë

Turqia lëshon fletarrestime për 125 të dyshuar si përkrahës të Gylenit, përfshirë mësues

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:13
Erdogan

Prokurorët turq kanë lëshuar 125 fletarrestime në mbarë vendin për shkak të dyshimeve për lidhjet e këtyre personave me organizatën e Fetullah Gylenit, e cila nga qeveria turke akuzohet për organizimin e puçit të dështuar të vitit 2016.

Policia në provincën Izmir realizuan operacione në 28 qytete kundër infiltrimit të këtij grupi në forcat e armatosura, bëri të ditur një burim që kërkoi të mbetej anonim për shkak të kufizimit të së drejtës për t’u deklaruar për medie.

Nga 66 të dyshuar, të akuzuar për kontakte me imamë të dyshimtë, 48 ishin pjesëtarë aktivë në ushtri.

Në një operacion tjetër në Ankara, u lëshuan fletarrestime për 12 mësues, përfshirë tetë në detyrë, të cilët akuzohen për lidhje me organizatën FETO. Këta persona akuzohen për përdorim të aplikacionit ByLock me mesazhe të enkriptuara, duke u përpjekur të rekrutonin anëtarë të rinj në grup.

Prokurorët në Stamboll lëshuan fletarrestime për 47 persona të dyshuar në 19 provinca kundër infiltrimit në grupin FETO në forcat e armatosura. Të paktën 17 të dyshuar, përfshirë ushtarë në detyrë dhe ish-ushtarë, janë duke u mbajtur në ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat