Ukraina regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda një dite

Evropë

Ukraina regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda një dite

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Ukraina ka regjistruar 76 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë e vdekjeve brenda një dite në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, ka njoftuar Këshilli Nacional i Sigurisë, raporton agjencia Reuters.

Më herët shifra më e lartë e të vdekurve në Ukrainë nga COVID-19 brenda një dite ishte regjistruar javën e kaluar, ku vdiqën 72 persona.

Sipas të dhënave të Këshillit në total në Ukrainë janë regjistruar 162.660 raste me koronavirus, ndërsa 3340 kanë përfunduar me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat